Çfarë është
Lista e Zezë është një listë e ndërtuar nga komuniteti me llogaritë në Instagram, TikTok dhe Facebook të mediave, personave publikë dhe bizneseve në Shqipëri.
Kur i bllokon, rrjeti yt social të shfaq më pak prej tyre dhe më shumë llogari të tjera. Ti vendos kë bllokon.
Si e përdor
- Blloko: zgjidh platformën dhe kategorinë, pastaj kliko logon te një emër. Hapet profili, ti e bllokon atje dhe këtu shënohet si i bllokuar. Kliko përsëri për ta hequr shënimin.
- Voto: voto Po ose Jo nëse një emër duhet të jetë në listë. Emrat me më shumë Po dalin më lart te Blloko.
- Sugjero: te Voto, butoni lart shton një emër të ri. Kliko një emër që është në listë për të shtuar ose ndryshuar llogaritë e tij. Ndryshimet e llogarive shqyrtohen para se të publikohen.




Emrat në pamje janë shembuj.
Kategoritë
- Media: Televizione, Emisione dhe Portale.
- Persona: Politikanë, Gazetarë, VIP dhe Biznesmenë.
- Biznese: Shërbime (biznese që u shërbejnë drejtpërdrejt njerëzve, si telekomunikacioni, bankat dhe dyqanet) dhe Kontrata me shtetin (biznese me kontrata, koncesione ose tendera publikë).
Si vendos komuniteti
Çdo emër i ri shkon te Voto. Sapo arrin numrin e nevojshëm të votave, një shumicë e qartë vendos:
- me shumicë Po, emri hyn në listë;
- me shumicë Jo, emri kalon te lista e bardhë.
Nëse votat janë shumë afër, votimi vazhdon. Numri i votave të nevojshme nuk është fiks: varet nga sa vizitorë ka faqja, dhe rritet kur votojnë më shumë njerëz. Edhe një emër që është në listë mund të kalojë te lista e bardhë me shumicë Jo, dhe një emër i listës së bardhë mund të kthehet me shumicë Po.

Kundër manipulimit
Çdo pajisje ka një votë për emër. Para votës së parë bëhet një kontroll i shkurtër kundër spam-it, dhe nga i njëjti rrjet mund të jepen vetëm pak vota për të njëjtin emër çdo ditë. Votat e një fushate të organizuar mund të fshihen nga administrimi.
Privatësia
- Pa llogari dhe pa hyrje.
- Faqja nuk mbledh asnjë të dhënë për ty dhe nuk përdor gjurmues.
- Çfarë bllokon dhe çfarë zgjedh ruhet vetëm në këtë pajisje.
- Votat janë anonime: lidhen vetëm me një kod të rastësishëm të kësaj pajisjeje.
- Adresa jote IP nuk ruhet. Për kufijtë kundër spam-it përdoret një kod i përkohshëm, që fshihet pas 2 ditësh.
Çfarë nuk është
Lista nuk bën akuza dhe nuk ngjit etiketa. Për çdo emër shfaqen vetëm emri, lloji dhe llogaritë publike në rrjetet sociale. Që një emër është në listë do të thotë vetëm se komuniteti votoi kështu.